AKTUALITET /

FOTO/ La pas një vajzë, kjo është 46-vjeçarja që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Thatë

Përmes kamerave të sigurisë, policia ka zbuluar se gruaja kishte parkuar automjetin pranë liqenit dhe më pas ishte larguar në këmbë

Shkruar nga Versus

FOTO/ La pas një vajzë, kjo është 46-vjeçarja që

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të enjte në zonën e Liqenit të Thatë, ku 46-vjeçarja Migena Topi dyshohet se i dha fund jetës duke u mbytur në ujë.

Sipas të dhënave paraprake, policia është njoftuar fillimisht nga banorë të zonës, pasi një automjet kishte mbetur i ndaluar dhe kishte bllokuar rrugën për rreth 30 minuta. Pas mbërritjes së efektivëve në vendngjarje dhe verifikimeve të para, rezultoi se drejtuesja e mjetit nuk ndodhej aty.

Përmes kamerave të sigurisë, policia ka zbuluar se gruaja kishte parkuar automjetin pranë liqenit dhe më pas ishte larguar në këmbë. Brenda makinës janë gjetur sende personale, telefoni celular dhe disa medikamente.

Nga pamjet filmike dyshohet se 46-vjeçarja ka qëndruar për disa minuta në zonë dhe më pas është futur në ujë. Pas kërkimeve të polumbarëve, trupi i saj u gjet pas rreth 45 minutash.

Sipas burimeve, Migena Topi vuante nga depresioni, ndërsa gjendja e saj emocionale dyshohet se ishte rënduar pas humbjes së motrës. Ajo la pas një vajzë 20-vjeçare./Versus.al

 

 

Poll