AKTUALITET /

FOTO-LAJM/ Protesta qytetare para Kryeministrisë, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik!

Mbrëmjen e sotme, një flamur me përmasa të mëdha u shpalos në bulevard ndërsa të rinjtë e të rejat pjesëmarrëse në tubim kanë thirrur në kor: Rama ik!

Shkruar nga Versus

FOTO-LAJM/ Protesta qytetare para Kryeministrisë, qytetarët shpalosin

Në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, mijëra qytetarë po vazhdojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë, duke protestuar për largimin e qeverisë.

Mbrëmjen e sotme, një flamur me përmasa të mëdha u shpalos në bulevard ndërsa të rinjtë e të rejat pjesëmarrëse në tubim kanë thirrur në kor: Rama ik!

Protestuesit kanë lajmëruar sërish protestë mbrëmjen e nesërme në të njëjtën orë dhe vend, ndërsa kërkojnë nga qeveria plotësimin e 5 kërkesave të tyre, të cilat u shpallën sot bashkë me nismën e tyre “Lëvizja qytetare”.Versus.al

Poll