
Përveç Tiranës, pasditen e sotme u zhvilluan protesta nga qytetarë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Durrësi organizoi protestën e dytë, pas asaj të mbrëmjes së shkuar, bashkë me Vlorën, ndërsa, këtyre organizimeve iu bashkua dhe Fieri me Sarandën.
Në pankartat që mbanin në duar, qytetarët kanë shprehur solidaritet me protestën e Tiranës kundër projektit të Zvërnecit dhe kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga projekti turistik.

