AKTUALITET /

Protesta nuk ndalet, qytetarët zhvendosen nga Kryeministria drejt Sheshit "Skënderbej"

Qytetarët pjesëmarrës në tubimin e sotëm janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Sheshit “Skënderbej”, duke valëvitur flamuj dhe duke thirrur në kor parulla “Rama ik!”

Shkruar nga Versus

Protesta nuk ndalet, qytetarët zhvendosen nga Kryeministria drejt Sheshit

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon megjithëse fjalimet para Kryeministrisë  kanë përfunduar.

Qytetarët pjesëmarrës në tubimin e sotëm janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Sheshit “Skënderbej”, duke valëvitur flamuj dhe duke thirrur në kor parulla “Rama ik!”.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec, ndërsa gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundërshtuese, ku lexohej: “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Nuk shitet Shqipëria”.

Me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg, Protestuesit theksojnë se protesta është e qytetarëve dhe e asnjë partie politike, duke përjashtuar edhe forcat e reja, ndërsa kanë bërë publike edhe pesë kërkesat që kanë qytetarët që po protestojnë.

“Pas pesë ditësh protesta të pandërprera, nuk do ndalemi deri në përmbushjen e kërkesave tona të panegociueshme, kjo lëvizje mbarëkombëtare përfaqësohet nga një grup koordinues patriotësh me integritet dhe vlera të larta intelektuale e shoqërore.

Janë njerëz dinjitozë, të rinj e të reja, të vendosur për ta çuar këtë kauzë deri në fund. Kjo është një përgjigje ndaj rrezikut të madh në të cilin ndodhet vendi ynë, sipas bindjes tonë, në këto 35 vite, është cenuar interesi dhe siguria kombëtare. Pasuritë dhe e ardhmja e vendit është vënë në shërbim të interesave dhe politikave private.

Për të qartësuar gjithë opinionin publik, brenda dhe jashtë vendit, dhe për të hequr çdo hije dyshime apo përpjekje për baltosjen e kësaj lëvizjeje patriotike, deklarojmë se protesta është organizuar dhe udhëhiqet nga qytetarë të lirë”, tha njëri nga protestuesit, pasuar me ovacione", tha një nga protestuesit.

Kerkesat:

Dorëheqje e qeverisë

Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor të investitorëve strategjike

Shfuqizimin e Paketës së Maleve

Anulimin e ligjit të zonave të mbrojtura

Anulimin e ndryshimeve ligjore për trashëgiminë kombëtare.

Poll