
Protestuesit që po marrin pjesën në tubimin madhështor në sheshin para Kryeministrisë, kanë vendosur lule në foton e policit të vrarë në Lozhan, mëngjesin e sotëm gjatë një aksioni policor për kapjen e një personi me precedentë penalë.
“Sot po protestoj për Enean”, u shprehën protestuesit ndërsa kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të aktit heroik të efektivit të policisë, i shpallur dëshmor i atdheut.


