
Qytetarë të shumtë dolën dhe këtë të enjte në shesh për të protestuar kundër projektit turistik të Zvërnecit dhe duke kërkuar nga qeveria të dorëhiqet.
Me flamuj kuq e zi e pankarta në duar, mijëra protestues vërshuan në drejtim të Kryeministrisë duke kënduar në kor e duke thirrur parulla kundër qeverisë.
Fotot e mrekullueshme që vijnë nga bulevardi i madh “Dëshmorët e Kombit” tregojnë një numër të lartë pjesëmarrje, më shumë se ditët e tjera.
Kjo është protesta e katërt që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa në të njëjtën kohë mbrëmjen e sotme janë mbajtur tubime për Zvërnecin dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

