AKTUALITET /

I biri polic humbi jetën në krye të detyrës, nesër zhvillohet ceremonia mortore. Zbardhet kërkesa e familjes së dëshmorit Enea Mekolli

Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij

Shkruar nga Versus

I biri polic humbi jetën në krye të detyrës, nesër

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje. Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit.

Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte,  ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

Poll