AKTUALITET /

Tirana “përballë” Kryeministrisë/ “Ta sjellim në Surrel, pelikanin kaçurrel”, vijon protesta për Zvërnecin, mes protestuesve dhe nëna me fëmijë

Mes tyre janë dhe nëna me fëmijë të mitur sic është rasti i një zonje e cila ka ardhur këtë mbrëmje bashkë me 2 fëmijët e saj

Shkruar nga Versus

Tirana “përballë” Kryeministrisë/ “Ta sjellim

Në sheshin para Kryeministrisë, mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës masive qytetare kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e Zvërnecit, por edhe për të shprehur më gjerë pakënaqësitë me klasën politike.

Mes tyre janë dhe nëna me fëmijë të mitur sic është rasti i një zonje e cila ka ardhur këtë mbrëmje bashkë me 2 fëmijët e saj.

Tirana “përballë” Kryeministrisë/ “Ta sjellim

“Ju erdhi fundi!”, “Zvërneci nuk preket!” dhe “Revolucion!” ishin disa nga thirrjet që dominuan gjatë marshimit, teksa kolona e protestuesve përshkoi një nga akset kryesore të kryeqytetit.

 Protesta e sotme është pjesë e një serie mobilizimesh qytetare që kanë vijuar gjatë ditëve të fundit.

Në protestën e sotme, qytetarët kanë përsëritur disa kërkesa ndaj qeverisë, për të cilat nuk ka negociim.

 “Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”, tha një prej protestueseve që mbajti fjalim në tubimin para Kryeministrisë.

“Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, thuhet në kërkesat e protestueseve", thanë protestuesit në fjalimet e tyre.

Poll