AKTUALITET /

Nis marshimi qytetar kundër projektit të Zvërnecit/ “Do t’i nxjerrim nga “loja””, protestuesi i nxjerr “kartonin e kuq” deputetëve në Kuvend

Një prej qytetarëve kishte zgjedhur që të mbante në dorë një karton të kuq, për të ironizuar deputetët e parlamentit të Shqipërisë, për vendimmarrjet e tyre në lidhje me vendin

Shkruar nga Versus

Nis marshimi qytetar kundër projektit të Zvërnecit/ “Do

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit”, ku do të përqëndrohen më pas përballë godinës së Kryeministrisë.

Kjo është protesta e pestë, ku zanafilla nisi në Zvërnec, të shtunën e 29 majit, pas një përplasje fizike mes qytetarëve të zonës ku do të ndërtohet një projekt turistik dhe rojeve private të sigurisë.

Me flamuj dhe pankarta në duar, ata janë mbledhur për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Nis marshimi qytetar kundër projektit të Zvërnecit/ “Do

Një prej qytetarëve kishte zgjedhur që të mbante në dorë një karton të kuq, për të ironizuar deputetët e parlamentit të Shqipërisë, për vendimmarrjet e tyre në lidhje me vendin.

Poll