AKTUALITET /

Protesta e pestë kundër projektit të Zvërnecit, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Sic u lajmërua një ditë më parë, grumbullimi i protestuesve nis nga sheshi “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Versus

Protesta e pestë kundër projektit të Zvërnecit, nis

Ka nisur këtë të enjte protesta e 5-të qytetare kundër projektit të Zvërnecit.

Sic u lajmërua një ditë më parë, grumbullimi i protestuesve nis nga sheshi “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Qytetarët protestues kanë theksuar se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare.

 “Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”, tha një prej protestueseve që mbajti fjalim në tubimin para Kryeministrisë.

“Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve.

Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, thuhet në kërkesat e protestueseve.Versus.al

Poll