AKTUALITET /

Nga Suedia në Tiranë për protestën masive qytetare, pedagogia shqiptare: Është momenti për bashkim kombëtar!

Sindi Sheri, pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, tha se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar kauzës në mbrojtje të Zvërnecit

Shkruar nga Versus

Nga Suedia në Tiranë për protestën masive qytetare,

Protestës së sotme në bulevardin përballë Kryeministrisë i janë bashkuar dhe të rinj e të reja nga diaspora.

Një prej tyre është dhe Sindi Sheri, pedagoge shqiptare që jeton dhe punon në Suedi, e cila tha se ka ardhur në Shqipëri për t’iu bashkuar kauzës në mbrojtje të Zvërnecit.

Në fjalën e saj, Sheri bëri thirrje për bashkim kombëtar.

“Kam vite që jetoj atje. Mu desh që të vija rrufe, jo vetëm që të kërkoj mbrojtjen e trojeve, por anë e mbanë na vjen turp që jemi shqiptarë, për shkak të politikanëve tanë. Dua ta lë vendin atje dhe do të vij këtu. Jam e prekur emocionalisht, kjo është e padurueshme. i bëj thirrje diasporës që të lënë vendet dhe të vinë këtu. Është momenti për bashkim kombëtar!”, u shpreh ajo.

Ashtu si në katër ditët e mëparshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndalimin e planit për ndërtimin e resortit në Zvërnec dhe mbrojtjen e zonës nga ndërhyrjet që i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin. Versus.al

Poll