AKTUALITET /

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët shqiptarë, nga Kurti te Ali Ahmeti, të pranishmit në ceremoni

Shkruar nga Versus

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët

Personalitete vendase dhe të huaja u mblodhën sot në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadaresë.  Shumë shkrimtarë, politikanë, akademikë, gazetarë, diplomatë vendas dhe të huaj nderuan të madhin Kadare duke mbajtur homazhe para arkëmortit të vendosur në hyrje të TKOB.

Përveç krerëve të lartë të shtetit shqiptar, presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama të cilët ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë, ishin edhe politikanët shqiptarë nga Kosovë dhe Maqedonia e Veriut, ndër ta, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe nga Shkupi, Ali Ahmeti.

Të gjithë u përulën me nderim para arkëmortit të vendosur në hyrje të TKOB nën intstalacionit të shenjtores “Nënë Tereza”.

I vetmi që mbajti fjalim ishte kryeministri Edi Rama, duke respektuar kështu siç tha ai një dëshirë të Helena Kadaresë, bashkëshortes së shkrimtarit të madh.

Të pranishëm në homazhet e lamtumirës ishin edhe politikanë të opozitës, kryetari i PL, Ilir Meta së bashku me zyrtarë të Partisë së Lirisë si dhe deputeti demokrat Lulzim Basha të cilët jashtë sallës mbajtën edhe një fjalim ku lavdëruan mjeshtërinë e Kadaresë dhe piedestalin në të cilin ai e kishte ngritur letërsinë shqipe në ajkën e arenës botërore.

Po ashtu, për mediat shkrimtarë, botues e analistë folën për trashëgiminë e Kadaresë duke thënë se ai i siguroi vetes pavdekshmërinë me veprat e shkruara për lexuesit shqiptarë dhe të huaj nga e gjithë bota. Versus.al

 

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Albin Kurti dhe politikanë nga Kosova mbërrijnë në TKOB

 

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Ali Ahmeti para mediave pas homazheve për Kadarenë

 

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama
FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Presidenti Bajram Begaj dhe Zonja e Parë e Vendit, Armand Begaj

 

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Kurti, Rama dhe bashkëshortja e tij

 

FOTO/ Lamtumira për Kadarenë bën bashkë politikanët
Rama me Osmanin dhe Konjufcën
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: