Lezhë- Personi që shihni në foto është i ndjeri Gjergj Tusha, 65 vjeçari i cili u gjet i vrarë pasditen e djeshme pranë lumit Mat në fshatin Pllanë.
Trupi tij i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Tiranë, ndërsa të dhënat paraprake bëjnë me dije se viktima është dhunuar fillimisht dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Një prej pistave të hetimit është edhe krimi në familje pasi i ndjeri ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtje nga djali i tij. Tusha me origjinë nga Bushkashi i Matit, jetonte në Pllanë të Lezhës prej vitesh. Në vitin 2022, ai kishte marrë urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023, i biri ishte arrestuar për dhunë.
Ditën e djeshme rreth orës 14:00 vajza e tij bëri denoncimin në polici duke thënë se kishin humbur kontaktet me të, ndërsa pak orë më vonë trupi i të moshuarit u gjet i pajetë pranë lumit Mat. Versus.al







