Djegia e mbetjeve të landafillit që trajton mbetjet e 7 bashkive vazhdon akoma.
Në fotot e siguruar nga Versus.al shihen që zjarri nuk është shuar dhe shtëllunga tymi të mëdha ngrihen në ajër.
Kjo katastrofë mjedisore vazhdon që prej ditës së martë në qytetin e Elbasanti dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë deri më tani.
Ditën e sotme gjithashtu qytetarët e këtij qyteti organizuar një protestë para prokurorisë me pankarata në duar ku shkruanin: Korrupsioni juaj helm për ne! Helm falas për Elbasanin çdo ditë!
Ata gjithashtu kërkuan që të të merren masa të menjehërshme dhe të vazhdojnë hetimi për katastrofën mjedisore në qytetin e tyre./Versus.al







