AKTUALITET /

Fotografuan votën, pesë të arrestuar, mes tyre 2 gra! Rrezikojnë deri në 3 vite burg

Shkruar nga Versus

Fotografuan votën, pesë të arrestuar, mes tyre 2 gra!

Pesë persona janë arrestuar në qarqe të ndryshme të vendit pasi fotografuan votën në qendrën e votimit. Në pranga kanë rënë dy gra, njëra e identifikuar si M.C banuese në Elbasan e cila pretendoi se nuk e kishte dërguar foton tek askush tjetër dhe tjetra një 56 vjeçare me iniciale A.H në shkollën “Ali Demi”.

Në Tiranë u arrestuan 3 persona të tjerë të gjithë nën dyshimin e kryerjes së veprës “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç dhe Renato Feri, ish-polici i cili përveçse e fotografoi votën për Partinë Socialiste, e publikoi edhe në rrjetet sociale ku tregonte haptas “kryqin” e shënuar për ministrin e Brendshëm Ervin Meta.

Materialet u janë referuar prokurorive përkatëse, ndërsa vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili u pyet nga gazetarët mbi dënimin e fotografimit të votës, tha se mund të dënohet deri në 3 vite burg. Versus.al

Poll