Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Burim Ferizaj dhe Perparim Kalbaj, të dyshuar për përfshirje në një skemë të paligjshme transferimi parash nga Zvicra drejt Shqipërisë përmes sistemit informal “Hawala”.
Në kuadër të këtij hetimi të nisur nga SPAK, autoritetet zvicerane kanë arrestuar gjithashtu edhe Ervis Ferizajn. Sipas hetimeve, përmes sistemit “Hawala” — një rrjet informal që nuk lë gjurmë bankare — janë transferuar në Shqipëri shuma të mëdha parash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës në Zvicër.
SPAK bën me dije se për këtë skemë janë përdorur agjenci udhëtimesh dhe zyra këmbimi valutor, ndërsa për çdo transfertë është mbajtur një komision prej 6% të vlerës. Paratë janë futur në Shqipëri në qindra raste përgjatë disa viteve, ndërsa hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë të dyshuar në këtë rrjet kriminal./Versus.al







