BOTA /

Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e biznesmenit plot me para fallco

Shkruar nga Versus
Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e
Benny Colonico dhe moderatorja Carolina Jaume

Në Ekuador, shtetin e Amerikës Latine që njihet si një prej bazave të grupeve kriminale shqiptare për trafikun e drogës drejt Evropës, është arrestuar një biznesmen shumë i fuqishëm italian i cili konsiderohet edhe “bankomati” i mafies shqiptare.

Panfilo C i njohur edhe si Benny Colonico dyshohet si personi që pastron paratë e grupeve kriminale shqiptare në Ekuador. Arrestimi i tij është kryer pasi gjatë një kontrolli të bërë nga policia, iu gjet një sasi e madhe parash të falsifikuara.

Ministri i Brenshëm ekuadorian John Reimberg tha se biznesmeni është nën arrest shtëpie, në pritje për të dalë në proces gjyqësor për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Kush është Benny Colonico?

Biznesmeni njihet si personazh tepër kontrovers në Ekuador pasi në qershor të vitit 2023 u rrëmbye brenda një restoranti që kishte në pronësi në qytetin e Guajakilit dhe gjatë operacionit për lirimin e tij, u vra një prej kriminelëve.

Gjithashtu në janar të vitit 2023 ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri pranë një qendre tregtare. Mes lajmeve për të, kanë qenë edhe thashethemet se ai është në një lidhje me prezantuesen e njohur televizive në Ekuador, Carolina Jaumen. Madje ka patur akuza për përndjekje të tij ndaj Carolinës. Policia e ka cilësuar një sukses arrestimin e biznesmenit italian duke shpresuar se mund të jetë “çelësi” për të zbërthyer mënyrën e funksionimit të mafias shqiptare që trafikon tonelata me kokainë drejt Evropës. Versus.al

Poll