AKTUALITET /

Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër kualifikuese

Shkruar nga Versus

Gara për kreun e BKH, caktohet data për fazën tjetër

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka caktuar datën 22 korrik për fazën tjetër kualifikuese të kandidatëve për kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Shtatë kandidatët në garë janë njoftuar se në këtë datë në orën 09:00 duhet të paraqiten në zyrat qendrore të SPAK për esenë me shkrim. Kjo fazë vjen pas asaj të testit fizik.

Javën e kaluar, kandidatët iu nënshtruan testimit fizik, në disa disiplina sportive, test që u krye në ambientet e repartit RENEA.

Më 31 gusht i mbaron mandati Aida Hajnajt dhe më 1 shtator drejtori i ri nis detyrën me mandat 5 vjeçar. Versus.al

Poll