
Aktori i Portokallisë, Gaz Paja gjatë një interviste për podcastin "Garage Lock",ka treguar se si e ka marrë statusin e investitorit strategjik.
Gjatë bisedës aktori është shprehur se ishin disa pronarë të tokave në Dhërmi që e kanë i kërkuar ndihmë për të gjetur një ndërtues. Sipas tij statusin nuk e ka marrë ai por kompanitë që plotësonin kushtet të vëna nga qeveria. Aktori shton më tej se madje ishte penalizuar nga shteti për shkak të lajmeve të publikuar në rrjet duke i zvogëluar benefitet që ai pretendonte.
"Investitori strategjik ka të bëjë me një situatë që unë nuk i rashë në qafë shtetit si çdo qytetar i republikës. Mu dha mundësia që me disa banorë të Dhërmiut të gjeja disa toka, kërkova ndihmën e disa miqëve të mi privatë që t'i futeshim kësaj gjëje. Nga ana tjetër investitorin nuk e kam marrë unë por kompanitë të cilat plotësonin kushtet që kishte vënë qeveria. Jo më kot, në Tiranë sot paguan 8+1% taksën e shtetit për të klasifikuar se cili ndërtues është më i zoti. Pra nuk i kam bërë unë, por kam thënë kam një tokë, "do të vish ta marrësh?", nëse ai merr 9 lekë, unë marr 1. Sepse nuk e kam mundësinë për të zhvilluar një ndërtim dhe as nuk e marr vesh. Thjesht u përpoqa nga dashamirësia e publikut në terren që më thanë 'ty ta besojmë se je djalë i mirë, na gjej një ndërtues'. Kështu ka lindur historia! Kur për këtë e ka të drejtën një qytetar i panjohur, pse mos ta kem unë? Kaq është kjo! Biles nga lajmet padrejtësisht jam penalizuar nga shteti, duke mu zvogëluar të gjitha benefitet që pretendoja vetëm se dolën zëra dhe prapë them: Nuk më intereson fare. Unë kam të drejtën dhe po përpiqen. Po e them publikisht letrat janë aty, të vijë kush të dojë dhe t'i kontrollojë. Jam i hapur nuk kam bërë asgjë kundra. ," është shprehur aktori ndër të tjera gjatë intervistës.
Gaz Paja u shpall investitor strategjin dy vite më parë në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar. Në këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë .Versus.al







