AKTUALITET /

"Gjakun e lajmë me gjak", sulmohet shtëpia e biznesmenit italian që vrau 25-vjeçarin shqiptar, baba të një foshnje

Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, janë shpërndarë dhjetëra mesazhe nga përdorues shqiptarë me tone hakmarrjeje, duke përdorur slogane si “Gjakun e lajm me gjak”.

Shkruar nga Versus

 

"Gjakun e lajmë me gjak", sulmohet shtëpia e biznesmenit

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë tentuar të hyjnë në banesën e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarri 25-vjeçarin shqiptar Rivaldo Rusi, gjatë një përpjekjeje të dyshuar për grabitje nga ana e këtij të fundit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas mediave italiane, incidenti i fundit ndodhi në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”. Persona të paidentifikuar u afruan me kujdes gjatë natës në banesën e Valiante, thyen një ballkon dhe vëzhguan brenda shtëpisë për të parë nëse ai ndodhej ende aty. Dyshohet se nuk kishin qëllim grabitjeje, por donin të siguroheshin për praninë e tij.

Pas vëzhgimit, ata janë larguar pa shkaktuar zhurmë, duke lënë pas vetëm dëmtime në ballkon si shenjë e qartë e ndërhyrjes së tyre. Ngjarja ka ndodhur pak pasi Valiante dhe familja e tij janë zhvendosur në një vend të sigurt nga policia, për shkak të kërcënimeve të shumta që kanë marrë në rrjetet sociale.

Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë që ky akt të jetë i motivuar nga ndjenja hakmarrjeje. Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, janë shpërndarë dhjetëra mesazhe nga përdorues shqiptarë me tone hakmarrjeje, duke përdorur slogane si “Gjakun e lajm me gjak”.

Ndërkohë, Prokuroria e Vallo della Lucania-s po vijon hetimet mbi ngjarjen kryesore. Deri tani janë tre persona të përfshirë:

Aurelio Valiante (58 vjeç) – i akuzuar për vrasje me armë zjarri.
Vëllai i tij, M. Valiante (50 vjeç) – dyshohet se ndihmoi në fshehjen e trupit të pajetë në një kazan vere të kamufluar me bimësi.
Xhuijan Kurti (27 vjeç) – shqiptar me banim në Acerra, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitje. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “Cardarelli” të Napolit.

Një tjetër bashkëpunëtor shqiptar, i dyshuar për përfshirje në grabitje, është ende në kërkim nga autoritetet.

Autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusi-t pritet të zhvillohet në morgun e spitalit “San Luca” të Vallo della Lucania-s. Kjo ekspertizë është vendimtare për hetimin, pasi do të përcaktojë nëse viktima është qëlluar përballë apo nga pas – një element kyç për të vlerësuar nëse ka qenë një akt vetëmbrojtjeje apo tejkalim i saj. Në proces do të marrë pjesë edhe një mjek-konsulent i caktuar nga familjarët e viktimës, të përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte. /Versus.al

Poll