AKTUALITET /

Gjykata e Apelit lehtëson me 2 vite dënimin ndaj ish-kreut të Kadastrës Gjirokastër

Shkruar nga Versus
Gjykata e Apelit lehtëson me 2 vite dënimin ndaj ish-kreut të
Florian Taçi

Gjykata e Apelit ka lehtësuar dënimin për ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçin të cilit në zyrën e tij avokatore iu gjetën një sërë dokumentesh të databazës së institucionit ku kishte punuar, duke patur kështu akses për të kryer falsifikime.

Nga 6 vite burg, gjyqtarja kryesuese e seancës, Valdete Hoxha i ka ulur dy vite Taçit i cili tashmë duhet të vuajë dënimin prej 4 vitesh që prej arrestimit të tij më 28 shkurt të vitit 2024. Duke qenë se Taçi pati kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi i tij zbret në 2.8 vite burg. Duke hequr edhe kohën e qëndrimit të arrest shtëpie, Taçit i mbetet dënimi me rreth 1 vit e gjysmë në një burg të sigurisë së zakonshme. 

Julian Nakuçi u lirua pasi gjykata i kishte caktuar masën "detyrim paraqitje" për 8 muaj. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër i tij Alban Memishaj do të vijojë të vuajë dënimin me 4 vite burg, por falë gjykimit të shkurtuar, i zbret në 2.8 vite burg. 

Florian Taçi, ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër dhe Alban Memisha punonjës në këtë institucion, u arrestuan në flagrancë në një aksion blic më 28 Shkurt të vitit 2024 pasi u kapën me tapi të falsifikuara në zyrën e ish-zyrtarit socialist, pranë Policisë së Qarkut Gjirokastër. Versus.al

Poll