
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin ndaj masës së arrestit me burg. Rekursi i tij është bërë një ditë pasi Gjykata e Lartë mori vendim për të kufizuar masën e arrestit me burg duke kërkuar arsyetim të qartë nga prokuroria kur kërkohet një masë e tillë.
Veliaj kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, duke e zëvendësuar atë me një masë më të butë si garancia pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur.Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe relatore u caktua Albana Boksi.
Kreu i bashkisë mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të vitit 2025 nën 13 akuza për 5 vepra penale. Versus.al


