AKTUALITET /

Gjykata e Lartë nuk lejon ekstradimin në Hagë të Dritan Goxhaj

Ish-ushtari i UÇK akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë nuk lejon ekstradimin në Hagë të Dritan

Gjykata e Lartë ka vendosur që Dritan Goxhaj të mos ekstadohet në Hagë.

Ditën e sotem është dhënë vendimi, duke lënë pa ndryshuar vendimin e mëhershëm të Apelit që refuzoi ekstradimit në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK, Dritan Goxhaj.

E njëjta gjykatë e liroi edhe masa e “arrestit në burg” Goxhajn, pas qëndrimit për disa muaj në paraburgim.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kundër vendimit nr. 1515, datë 10.10.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhej në vendimin e Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë.

Ish-ushtari i UÇK akuzohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë.

Poll