AKTUALITET /

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, lë në fuqi masën 'arrest me burg'

Në dokumentet e paraqitura, Veliaj ka kërkuar zbutjen e masës, duke argumentuar se nuk ka asnjë rrezik për të penguar provat, pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, lë në fuqi

Gjykata e Lartë vendosi që ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbetet në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në dokumentet e paraqitura, Veliaj ka kërkuar zbutjen e masës, duke argumentuar se nuk ka asnjë rrezik për të penguar provat, pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Megjithatë, SPAK kërkon që masa e “arrestit me burg” të mbetet në fuqi, duke argumentuar se disa dëshmitarë ende nuk janë marrë në pyetje nga gjykata.

Sipas prokurorisë, duke qenë se Veliaj ka qenë zyrtar i lartë, ekziston rreziku që ai të ndikojë ose të intimidonte dëshmitarët.

Prandaj, Gjykata e Lartë vendosi që ish-kryebashkiaku të qëndrojë në burg deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme./Versus.al

Poll