AKTUALITET /

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për pezullimin e ligjit 'Për tatimin e profesionistëve të lirë'

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullim të ligjit 'Për tatimin e profesionistëve të lirë. 

Shkruar nga Versus

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullim të ligjit 'Për tatimin e profesionistëve të lirë. 

Gjykata u ka lënë afat palëve të sjellim argumenta shtesë deri më 21 qershor. 

Vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ky ligj do të merret nga  Gjykata më 25 qershor. 

"Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ftoi përfaqësuesit e palëve paditëse (3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë PD, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave e këshillit të Ministrave të paraqisnin provat shtesë brenda ditës së premte (21 qershor 2024). Ndërkohë, në fund u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet edhe vendimi të zhvillohet më 25 qershor, ora 10:00.

Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca e parë për shqyrtimin e tre ankimeve për shfuqizimin pjesor të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Që prej orës 10:00 të mëngjesit, u dëgjuan argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike", thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ky ligj u dërgua nga Partia Demokratike dhe profesionistët në Kushtetuese me arsumentin se “Tatimi cenon sigurinë juridike”, mirëpo qeveria iu është kundërpërgjigjur se nuk mund të favorizohen përjetë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: