AKTUALITET /

Gjyqtari serb pengesë? Vjosa Osmani tërheq kërkesën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nga Gjykata

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte për qëllim të sqaronte situatën në rast se Kuvendi nuk do të konstituohej deri më 26 korrik, sipas afatit të caktuar nga vetë gjykata.

Shkruar nga Versus

Gjyqtari serb pengesë? Vjosa Osmani tërheq kërkesën për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte për qëllim të sqaronte situatën në rast se Kuvendi nuk do të konstituohej deri më 26 korrik, sipas afatit të caktuar nga vetë gjykata.

Në një deklaratë të martën, Osmani tha se vendimi për të tërhequr kërkesën u mor pasi ishte njoftuar se gjyqtari serb Radomir Llaban ishte caktuar si raportues për këtë çështje. Ajo e cilësoi këtë vendim si “jo vetëm shqetësues, por edhe të rrezikshëm”.

“Këtë veprim e ndërmora menjëherë pas konfirmimit se gjyqtari Radomir Llaban është caktuar si raportues në këtë rast, përkundër informacioneve zyrtare që institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar për veprimtarinë e tij të dyshimtë gjatë viteve 2018, 2021 dhe 2024,” theksoi Osmani.

Sipas saj, këto informacione – që janë ndarë edhe me vetë Gjykatën Kushtetuese, tregojnë se gjyqtari Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe është i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. /Versus.al/

Poll