
Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha mesditën e sotme është paraqitur në SPAK ku ka pranuar të dorëzojë audio-përgjimin origjinal të vrasjes së 4 protestuesve përpara kryeministrisë më 21 janar 2011.
Audipërgjimi ka dalë nga radiomarrëset e komandantit Ndrea Prendi dhe efektivëve të Gardës. Në media ka rrjedhur një pjesë nga audiopërgjimi ku provohet se Ndrea Prendi ka patur urdhër nga zinxhiri komandues për të hapur zjarr luftarak drejt protestuesve sapo të kalonin gardhin e telave me gjemba të vendosur para kryeministrisë.
Pjesë nga audiopërgjimi:
Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir, gati për zjarr ushtarak
Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët
Ndrea Prendi: Nëse do hynë Brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…
Dashamir Shehi: Ju kuptova!
Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.
Ndrea Prendi: Dashamir ku je?
Dashamir Shehi: këtu jam, këtu jam
Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalu kufiti do hapet zjarr luftarak
Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largonu nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Andrea Prendi: Ky është urdhri
Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?
“Dy efektiva të njësisë speciale ta ta ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i dogasin, t’i godasin fortë
Ndrea Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome
Alfred Ahmetcenaj: Po po kuptova
Ndrea Prendi: Na sillni municion rezervë. Versus.al

