AKTUALITET /

Goditi për vdekje 58-vjeçarin grek, Gjykata lë në burg shqiptarin: Nuk doja ta vrisja!

Shkruar nga Versus

Goditi për vdekje 58-vjeçarin grek, Gjykata lë në burg

29-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje një shofer grek rreth 58-vjeç në Neos Kosmos të Athinës, u la në masën e sigurisë “Arrest në burg”, pas pranimit të fajësisë para gjykatës së Evelpidon.

Ai akuzohet për “vrasje me dashje”, pavarësisht se i riu shqiptar pretendoi se nuk kishte qëllim vrasjen.

Gjatë dëshmisë 29-vjeçari tha se viktima e sulmoi i pari, duke pretenduar se 58-vjeçari nuk vdiq nga goditjet e tij. I pandehuri dyshohet se deklaroi “miokarditin hipertrofik” si shkakun e vdekjes së 58-vjeçarit.

“Kërkoj ndjesë për çdo përfshirje që kam pasur në incident, por unë nuk kam vrarë askënd. Pati një akt agresiv ndaj meje. Ai e shkaktoi situatën. Ne nuk kishim histori të mëparshme, as nuk njiheshim. Ai më sulmoi i pari”, mësohet se ka thënë 29 vjeçari para hetuesve.

Pavarësisht pretendimeve të tij, prokurori dhe gjykatësi e ndaluan përkohësisht

I riu shqiptar ka pasur shumë precedentë të mëparshëm për vepra të lehta penale, kryesisht agresione. Gjatë dëshmisë ai tha se viktima e kishte sulmuar me spraj dhe ofenduar.

Poll