AKTUALITET /

Goditja e grupit që furnizonte me drogë ish-Bllokun, dalin FOTO-t e dy vëllezëve që 'komandonin'

Shumë prej të arrestuarve janë kamarierë dhe banakierë lokalesh.

Shkruar nga Versus
Goditja e grupit që furnizonte me drogë ish-Bllokun, dalin FOTO-t e dy
Dy vëllezërit e arrestuar

Versus.al ka siguruar foton e dy vëllezërve Artur dhe Durim Gurzi të cilët u arrestuan nga policia nën dyshimin se drejtonin organizatën që merrej me shpërndarjen e drogës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe në rrethina.

Policia njoftoi më herët se grupi dyshohet se përbëhej nga 42 anëtarë, prej të cilëve janë prangosur 25 persona dhe janë shpallur në kërkim 8 të tjerë. Mes personave të shpallur në kërkim mësohet të jetë edhe vëllai i tretë i dy të arrestuarve. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vëllezërit dyshohen si furnitorët me drogë të shpërndarësve në kryeqytet. Shumë prej të arrestuarve, janë kamerierë dhe banakierë lokalesh. Versus.al

Poll