Policia e Vlorës ka arrestuar 25 vjeçarin e identifikuar si M.A i cili ishte shpallur në kërkim për grabitje me forcë ndaj 3 shtetaseve nga Kazakistani.
I riu më datë 8 shkurt në zonën e Lungomares u ka vjedhur 2 grave nga Kazakistani një celular, një byzylyk floriri dhe 2700 euro. Ndërsa më 4 mars në lagjen “10 korriku” ai ka grabitur një tjetër grua nga Kazakistani duke i marrë një varëse floriri, një celular dhe 4 mijë dollarë.
Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore. Versus.al

