
Dy autorët e grabitjes së ndodhur mesditën e djeshme brenda argjendarisë në Kamëz, kanë arritur të marrin bizhuteri me vlerë deri në 7 milionë lekë të vjetra.
Deri më tani, autorët mbeten ende të paidentifikuar, por policia ka arritur të zbulojë itinerarin e arratisjes së tyre falë pamjeve të siguruara nga kamerat e policisë.
Në momentin kur ata hynë në argjendari, e vetmja e pranishme ishte shitësja e cila u alarmua kur pa se njëri prej grabitësve mbante në duar një kallashnikov. Fatmirësisht nuk u përball me ta pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit dhe jo në banak. Versus.al

