AKTUALITET /

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan

Shkruar nga Versus

Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti

Një apartament në lagjen “Visarion Xhuvani” është përfshirë nga flakët gjatë mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të lënduar.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një ngrohëse elektrike e harruar ndezur. Dy makina zjarrfikëse arritën të izolonin zjarrin në mënyrë që të mos rrezikoheshin banesat e tjera.

Grupi hetimor, ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: