AKTUALITET /

Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

Shkruar nga Versus

 

Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata

Një operacion në shkallë të gjerë kundër drogës u nis në agimin e sotëm (6 qershor) nga Policia e Shtetit në Itali, e koordinuar nga Prokuroria Publike e Foggias (Pulja), e që çoi në ekzekutimin e 11 urdhrave të arrestit paraprak, kundër një organizate të trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Hetimet nisën nga Policia e San Severos, që hodhi dritë mbi një rrjet kompleks trafikimi droge aktiv midis provincave të Foggias, Barletta-Andria-Trani dhe Molise. Në ndërhyrje operacionale morën pjesë dhjetëra forca me helikopterë, makina, pajisje të specializuara, dronë dhe qen antidrogë.

Organizata u godit pas muajve me përgjime, ndjekje, filmime dhe sigurime provash të forta. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar, i cili citohet që të jetë dhe kontakti kryesor për furnizimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe kanabisit. Ai vepronte si shitës me shumicë dhe qendër për rrjetin kriminal.

Grupi përdorte sisteme mesazhesh të koduara për komunikim dhe shitje. Bisedat telefonike përdoreshin vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Makinat e përdorura për aktivitetin ishin të gjitha të regjistruara në emër të një kompanie që jepte mjete me qira në zonën e Garganos.

Poll