Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme 2 të rinj të cilët qarkullonin me armë zjarri në automjet. Në pranga kanë rënë Ilir Dushku, 29 vjeç dhe Bjorni Xhabrahimi, 22 vjeç.
Dushku rezulton të jetë dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe pengmarrje. Gjatë kontrollit të policisë, u gjetën dy armë zjarri në automjet që i zotëronin secili prej tyre.
Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së Ilir Dushkut, u gjetën dhe sekuestruan: 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Versus.al
