
Një skandal i rëndë që cënon fort besimin e publikut të drejtësia raportohet të ketë ndodhur në Prokurorinë e Fierit. Ka dyshime se gjatë muajve që dosja voluminoze e kompanisë kineze të naftës "Bankers Petroleum Albania" qëndroi në Prokurorinë e Fierit, shumë emra të familjarëve të njerëzve të drejtësisë dhe politikës, janë zhdukur nga fashikujt.
Prej javësh, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, por e gjymtuar sepse shumë emra njerëzish dhe kompanish që janë përfshirë në mashtrim me kinezët e "Bankers" gjatë 20 viteve, qëllimisht janë zhdukur.
Në listën e personave që janë fshirë nga dosja hetimore janë dy pronaret e kompanisë së auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, shtetaset Leze Abazi dhe Eda Abazi.

Ato rezultojnë se janë nënë e bijë dhe zotërojnë 100% të aksioneve të kompanisë audituese, e cila në vitin 2019 ka audituar Pasqyrat Financiare të kompanisë kineze të naftës "Bankers Petroleum Albania", duke e nxjerr atë me humbje në mënyrë që të mos i paguante shtetit detyrimet përkatëse në vlerë miliona lekë.
Edhe përse "Bankers Petroleum Albania" ka shitur mijëra ton naftë duke akumuluar fitime në miliarda lekë, kompania e auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, e ka nxjerr me fitim 30 milionë lekë të vjetra në 2019, më pak se një minimarket lagjeje.
Skandali nuk është vetëm kaq.
Rezulton se nënë e bijë, dy aksionerët e kompanisë audituese të "Bankers", janë përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e Luan Abazit, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj ka fshirë nga dosja hetimore emrat e familjarëve të shefit të tij.

Mbetet për t'u parë nëse Prokuroria e Posaçme do të bëjë një rihetim të plotë të aferës së "Bankers Petroleum Albania", në të cilën ka qindra lidhje të errëta mes pronarëve kinezë, zyrtarëve shqiptarë që kanë ndihmuar në falsifikimin dhe miratimin e bilanceve të rreme - vetëm me humbje - si dhe familjarëve të njerëzve të drejtësisë e politikës që janë majmur me para të cilat duhet të shkonin në arkën e shtetit.
Gjatë hetimeve paraprake është arritur që të grumbullohen prova të mjaftueshme për të evidentuar skemën e mashtrimit që kompania naftënxjerrëse ka bërë përgjatë 20 viteve të fundit. Konkretisht, “Bankers Petroleum Albania” ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.
Ama, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.
Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së është në miliona euro. Dhe kjo ka ndodhur përmes auditimit fals të Pasqyrave Financiare, nga kompania “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, por dhe të tjera përgjatë dy dekadave./Marrë nga Newsbomb







