Një 49-vjeçar, Alban Muço, është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi prezantohej si prokuror dhe mashtronte qytetarët për përfitime financiare.
Sipas hetimeve, Muço kishte ngritur një strukturë fiktive, duke bindur disa persona se i kishte punësuar si agjentë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Ai u jepte atyre “detyra” të ndryshme dhe madje përdorte disa si shoferë personalë. Të mashtruar nga pretendimet e tij, personat e përfshirë paguanin vetë shpenzimet për strehim, ushqim dhe karburant, me bindjen se do të rimbursoheshin më pas nga Prokuroria e Përgjithshme.







