AKTUALITET /

"Hiqni masën detyrim paraqitje", Berisha dorëzon kërkesën në Gjykatën Kushtetuese

Sipas Berishës, masat e caktuara ndaj tij kanë qenë antikushtetuese.

Shkruar nga Versus

"Hiqni masën detyrim paraqitje", Berisha dorëzon

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për heqjen e masës ‘detyrim paraqitje’ të caktuar ndaj tij pasi u lirua nga arresti shtëpiak ku qëndroi për rreth 11 muaj.

Kërkesa është dorëzuar më datë 20 nëntor me pretekstin se masa e caktuar prej një viti, është antikushtetuese. Në Gjykatë është caktuar si relatore Fjona Papajorgji. Ndërsa më herët Berisha i është drejtuar Kushtetueses për shpalljen antikushtetuese të masës së arrestit shtëpiak e cila u shfuqizua më vonë në Apelin e GJKKO. Kërkesa e parë do të shqyrtohet më datë 17 dhjetor. Versus.al

Poll