
Gjykata e Elbasanit ka vendosur konfiskimin e pronave të Arjan Kananit me kërkesë të prokurorisë.
Sipas hetimeve, Kanani rezulton i dënuar në Belgjikë për prostitucion dhe për rrjedhojë nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë e ndërtuar në Cërrik.
Godina tre katëse e përdorur për hotel, bar dhe restorant do t’i kalojë agjencisë së pronave të sekuestruara.
Njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan konfiskohet pasuria: hotel, bar e restorant e shtetasit A.K., i dënuar në Belgjikë për ‘Ushtrim prostitucioni’
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, u konfiskua pasuria e shtetasit A.K. i dënuar në Bruksel, Belgjikë për veprën penale ‘Ushtrim prostitucioni’.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.11 të vitit 2020, prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh, bar dhe restorant dhe hotel në pronësi të shtetasit A.K. në zonën kadastrale nr.2559 në Malasej, Cërrik pasi provoi se shtetasi në fjalë nuk justifikon pasuritë e vendosura në vite me të ardhurat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan kërkoi konfiskimin pasi dyshon se pasuria e shtetasit A.K. rrjedh nga aktiviteti i tij kriminal në Belgjikë.
Ky shtetas, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel për prostitucion dhe është dënuar me 5 vite burgikm si dhe gjobë prej 84 mijë eurosh së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptar.
Hetimet vijojnë për personat e tjerë, të cilët rezultojnë të dënuar së bashku me shtetasin A.K. në Belgjikë. Versus.al







