AKTUALITET /

Humbën jetën tragjikisht me motor, miqtë e nderojnë kujtimin e dy të rinjve me një murale prekëse në Vlorë

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

Shkruar nga Versus
Humbën jetën tragjikisht me motor, miqtë e nderojnë kujtimin
Pamje nga muralja

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt 19 vjeç dhe Tomor Mbratit 17 vjeç kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.

Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.

 Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën./Versus.al

 

Poll