Ka hyrë në fuqi ditën e sotme marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.
Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.
Pakti është botuar në fletoren zyrtare pasi mori miratimin në kuvend me 92 vota.
Sipas të dhënave nga marrëveshja do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.
Vec pensionit të pleqerisë, pakti parashikon përfitime edhe njohjen e viteve të punës.
Edhe invalidëve apo atyre që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve.
Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa për të dalë në pension në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite.
Me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, emigrantët kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.
Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension.
Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.
Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.
Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për deri në vitin 2032.
Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor.







