AKTUALITET /

I dënuar për drogë, elbasanlliu thyen “arrestin në shtëpi” dhe kapet sërish me kokainë (VIDEO)

35-vjeçari nuk zë mend, rikthehet në veprimtari kriminale ndërkohë që duhej të vuante masën e sigurisë për të njëjtën vepër

Shkruar nga Versus

I dënuar për drogë, elbasanlliu thyen “arrestin në

Për një 35-vjeccar nga Elbasani, përsëritje nuk është "nëna e dijes", por e krimit. Ai theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe peshore elektronike.

Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 35 vjeç.
Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"
Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. K., ku u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe peshore elektronike.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Poll