AKTUALITET /

I dha tokë pasardhësit të tij, SPAK kërkon 2 vite burg për Goron! Ish-kryebashkiaku përfiton nga gjykimi i shkurtuar

Goro akuzohet se shpërdoroi detyrën më shumë se një herë duke i dhënë tokë pasuesit të tij në bashkinë e Himarës, Arqile Bollanos.

Shkruar nga Versus
I dha tokë pasardhësit të tij, SPAK kërkon 2 vite burg
Jorgo Goro, ish-kryetar i bashkisë Himarë

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Për këtë të fundit, SPAK kërkon dënimin me dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.

Ndërsa për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtorin e menaxhimit të pronës në bashkinë e Himarës, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.

Për dosjen e parë lidhur me tokën që kaloi për investime strategjike në favor të Artan Gaçit bashkëshortes së ish-ministres Olta Xhaçka, Goro është dënuar me dy vite e 20 ditë burg po për shpërdorim detyre. Versus.al

Poll