AKTUALITET /

I dogji makinën ish-të dashurës në Itali dhe pagoi njerëz që ta rrihnin atë dhe partnerin! Arrestohet 30 vjeçari në Laç (EMRI)

Donald Martinaj akuzohet se në 2023-in, dogji me benzinë makinën e ish-të dashurës së tij dhe më pas organizoi disa persona që ta rrihnin atë dhe partnerin e saj të ri.

Shkruar nga B.V

I dogji makinën ish-të dashurës në Itali dhe pagoi

Lezhë- Policia ka arrestuar në Laç një 30 vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për kanosje, shkatërrim prone me zjarr dhe përndjekje.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Donald Martinaj i cili akuzohet se në korrik të 2023-it përndoqi ish-të dashurën në Rimini dhe i dogji makinën. Po ashtu në të njëjtin muaj, 30 vjeçari nga Laçi pagoi disa persona që të rrihnin ish-të dashurën dhe partnerin e saj. 

Autoritetet kanë nisur punën për ekstradimin e Donald Martinajt drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata për veprat penale për të cilat akuzohet. Versus.al

Poll