
Përcillet sot për në banesën e fundit, ish zyrtari, publicist dhe koleksionisti Artan Lame. Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen pranë Akademisë së Shkencave duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 12:00.
Artan Lame ndërroi jetë në një spital te Mynihut në moshën 58-vjeçare. Ai nuk e fitoi dot betejën e vështirë të një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale ne zemër.
Artan Lame ishte publicist, opinionist, studiues i dashuruar pas historisë shqiptare dhe pronar i një koleksioni të rallë të arkefakteve historike, por dhe aktivist për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Versus.al







