Biznesmeni Ergys Agasi është njëri prej të shpallurve në kërkim për operacionin e fundit të SPAK ndaj AKSHI-t ku zbuloi edhe skemën sesi funksiononte grupi kriminal, pjesë e së cilit dyshohet se ka qenë edhe drejtoresha, Mirlinda Karçanaj.
Gazetari, Artan Hoxha duke theksuar se Agasi ishte koordinatori i shtetit me botën e krimit, siç edhe Ahmetaj e kishte paralajmëruar, i bëri thirrje biznesmenit që të dorëzohet pasi është në rrezik për t’u eleminuar nga krimi i organizuar.
“AKSHI, lidhje me botën e nëndheshme, Ergys Agasi, koordinatori i tretë me botën e krimit. Uroj që ai t’i mbijetojë kapjes. Ergys Agasi do ta ketë të vështirë se ka marrë përsipër shumë operacione financiare, kulla, gratacela që nuk do të ndërtohen më. Se nuk është as Nar Koka dhe as Vangjush Dako. Dhe bota e nëndheshme nuk i zgjidh me negociatorë por dërgojnë ata tek kthesa e Rinasit. Atij do ti leverdiste të dorëzohej, sesa të qëndronte në arrati me këtë rrezik mbi kokë. Pasi është njeri që di shumë gjëra. Në telefonin e Agasit që u bë kontroll në qershor shkuan tek tenderat e AKSHI-it, që fillojnë tek gjysëm miliard euro dhe vijnë në rritje. Dhe ajo drejtoresha e AKSHI-it është më jetëgjata. Këta kanë kaluar një sasi të jashtëzakonshme parash”- u shpreh Hoxha mes të tjerash. Versus.al

