AKTUALITET /

"I monitoron SPAK-u", Berisha kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese për "Partizanin", GJKKO e rrëzon

Seanca e radhës për dosjen "Partizani" do të mbahet më 15 shtator.

Shkruar nga Versus
"I monitoron SPAK-u", Berisha kërkoi përjashtimin e
Kryetari i PD, Sali Berisha dhe avokati i tij Genc Gjokutaj

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryedemokrati Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese të aferës “Partizani” duke pretenduar se kontrollohen nga SPAK.

E njëjta trupë gjykuese me në krye gjyqtaren e posaçme Elsa Ullirin dhe anëtarët Bib Ndrecën e Rudina Pallojn, do të gjykojë dosjen në të cilën janë marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, juristja Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Në seancën e kaluar u vendos që seanca e radhës për gjyqin ndaj 5 të pandehurve të mbahet më 15 shtator. Ndërsa në dalje të SPAK, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se kanë kërkuar gjykimin e dosjes nga një trupë tjetër pasi sipas tij gjyqtarët e posaçëm kontrollohen nga SPAK. Versus.al

Poll