AKTUALITET /

I moshuari “terrorizon” Korçën me kallashnikov, më pas mbyllet në banesë! Evakuohen banorët, RENEA në vendngjarje

71 vjeçari ka qëlluar 3 herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës dhe më pas është mbyllur brenda.

Shkruar nga Versus
I moshuari “terrorizon” Korçën me kallashnikov, më
Foto nga vendngjarja

Korçë- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në largjen nr.15 të qytetit. Mësohet se autori, i moshuari Edmond Naska ka qëlluar 3 herë me kallashnikov nga ballkoni i banesës.

Pasi qëlloi në ajër, Naska është mbyllur në banesën e tij, nga ku policia po përpiqet të bëjë negociatat për dorëzimin e tij.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar. Ndër masat e marra është evakuuimi i banorëve të zonës, ndërsa efektivët e RENEA-s po negociojnë për ta nxjerrë nga banesa. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: