Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë mëngjes në fshatin Dragoç, ku u vra me armë zjarri 33-vjeçari Ramazan Mataj.
Sipas autoriteteve, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 të datës 5 janar, në një rrugë të zonës.
Po sipas uniformave blu persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.
Në venden e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, duke përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Njësinë e Policisë së Shkodrës, për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët. Hetimet vijojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Versus.al







