
Hetimet për atentatin, në drejtim të automjetit “G-Class” me të cilin po qarkullonin dy djemtë e presidentit të “Pelikan Security”, Dior Demiraj, 11 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç, shoku i tyre 19-vjeçar, Kian Mullaj dhe punonjës i kompanisë së Demirajt, Arenc Stafa, kanw marrw kthesë tjetër.
Nga hetimet e deritanishme atentati dyshohet se të ketë ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta dhe pas pak minutash mjeti G Class që udhëtonin katër rinjtë mbërrin në Lundër i bërë shoshë nga plumbat dhe pas rreth 4-5 minuta në Lundër kalon edhe një G Class tjetër i cili ende nuk është identifikuar nga hetuesit pasi nuk ka pamje të qarta për të shquar targën.
Ndërsa përsa i përket gruas së Roan Brahimit rezulton të ketë qenë në spitalin e Lezhës ku rreth 1 orë e 30 minuta më parë i kishin ekzekutuar vjehrrin. Shtetësja me iniciale A.B. është nisur nga Tirana për në Lezhë, në orën 20 e 15.
Në orën 21 e 15 ajo ka qenë në spitalin e Lezhës. Më pas është kthyer në banesën e saj në Lundër dhe ka mbërritur në orën 23 e 30. Edhe në dëshminë e saj para hetuesve ka deklaruar se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë dhe se ka qenë në Lezhë pasi e kishin lajmëruar se vjehrrin i saj ishte qëlluar më armë dhe ndodhej në spitalin e Lezhës.
Hetuesit tashmë janë fokusuar te automjeti GClass tjetër që kalon pak minuta më pas për të zbuluar nëse ka qëne ai shënjestër dhe jo mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë.








