
Versus.al mëson se policia ka hasur një problem themelor gjatë hetimeve për zbardhjen e atentatit të djeshëm në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.
Itinerari që kanë ndjekur autorët për t’u larguar është i vështirë për t’u zbardhur pasi në momentin kur ndodhi ngjarje, nuk ka patur energji elektrike. Kjo ka ngritur dyshime tek hetuesit.
Ndërkohë, informacionet e siguruara së fundmi bëjnë me dije se shënjestrat e atentatit mund ta kenë patur informatorin me vete që në Spanjë pasi autorët morën informacione konkrete dhe të sakta edhe përse avioni ishte vonuar me disa orë.
Policia ka identifikuar personin që ka vëzhguar Danin dhe Shaljanin dhe po punon për kapjen e tij. Versus.al

